Kosovës i shtohet një doktor shkence në fushën e gjeopolitikës

Të premten që lamë pas, Fidan Mustafa mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës pranë Universitetit Ndërkombëtar në Strugë me titullin: “Gjeopolitika ballkanike dhe e ardhmja e shqiptarëve në rajon”.

Ky studim mbi gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë, me objektiv shqiptarët ballkanik, është vlerësuar mjaftë lartë nga komisioni udhëheqës i kësaj mbrojtje.

Diplomati i karrierës Prof. Dr. Bashkim Rama, njëherë rektor i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, i cili ishte edhe mentor i kandidatit për doktoratë z. Fidan Mustafa, dha vlerësime të larta mbi punimin e disertacionit, si një projekt me vlera të larta kombëtare i cili ofron strategji konkrete në politiken e jashtme mbarëshqiptare dhe si studim i cili kombit shqiptar i ofron objektiva gjeopolitik e gjeostrategjike për nevojat e shekullit XXI.

Projekti gjeopolitik e gjeostrategjik për shqiptaret, sipas Dr. Fidan Mustafës, përfaqëson segmentin mbi cilin ndërtohen, forcohen dhe afirmohen çështjet shqiptare në arenën ndërkombëtare duke siguruar nga Bashkimi Evropian, NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës siguri për tërësinë shqiptare në Ballkan përgjatë shekullit XXI.

Dr. Fidan Mustafa, është një njohës i politikës ndërkombëtare. Autor i shumë analizave dhe shkrimeve të ndryshme mbi sfidat e ardhshme shqiptare në rajon.