Kosovë – Danimarkë: Statistikat e kombëtareve në pesë ndeshjet e fundit

Sot, në Prishtinë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, kombëtarja e Kosovës do të luaj miqësoren kundër kombëtares së Danimarkës.

Kjo ndeshje do të jetë një test për grupin para ndeshjeve eliminatore të kampionatit evropian 2020, të cilat dardanët i fillojnë me përballjen ndaj Bullgarisë.

Danezët qëndrojnë shumë më mirë se Kosova në ranglistën e FIFA, duke u pozicionuar në vendin e 10-të, fakt që tregon se ky do të jetë një nga testet më të vështira për Bernard Challandes, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, në pesë përballjet e fundit të secilës kombëtare, është ajo e Kosovës që ka regjistruar rezultate më të mira.

Më poshtë, lajmi.net ua përcjell rezultatet e pesë ndeshjeve të fundit të kombëtares së Kosovës dhe asaj të Danimarkës.

Danimarka:
Danimarkë 0:0 Irlandë
Uells 1:2 Danimarkë
Danimarkë 2:0 Austri
Irland 0:0 Danimarkë
Danimark 2:0 Uells

Kosova:
Kosovë 4:0 Azerbajxhan
Malta 0:5 Kosova
Ishujt Faroe 1:1 Kosova
Kosovë 3:1 Maltë
Kosovë 2:0 Ishujt Faroe