Kosovë – Danimarkë: Ky pritet të jetë formacioni i Challandes

Kosova dhe Danimarka do të përballen sonte me fillim nga ora 19:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Në këtë takim, Bernard Challandes dhe Age Hareide do të testojnë skuadrat e tyre para ndeshjeve të para eliminatore për Euro 2020.Ky kundërshtar do të jetë mjaft i mirë për Kosovën, pasi ka kualitet të lartë dhe mund të shohim se si qëndron skuadra jonë ndaj një kombëtareje që pozicionohet në top 10 të FIFA, shkruan lajmi.net.

Challandes sigurisht se në start do të nis me shumicën e lojtarëve që pritet të luajnë edhe kundër Bullgarisë, për të parë se si qëndrojnë skemat.

Por, sot mund të jetë ndeshja e duhur edhe për të provuar disa lojtarë që akoma nuk kanë luajtur me kombëtaren.Në fazën e mbrojtjes mund të jetë radha për Arbenit Xhemajlin, i cili ka luajtur një sezon të mirë në Superligën e Zvicrës.Gjithashtu, pritet që Kololli të pushohet, pasi pati ngarkesë të madhe me skuadrën e tij, dhe Paqarada pritet të luaj në vendin e tij.Minuta mund të ketë edhe për Idriz Vocën pasi Hekuran Kryeziu nuk do të rrezikohet pas dëmtimit të lehtë që pësoi.

Më poshtë ua përcjellim 11-shën e mundshme anti – Danimarkë të Challandes.

Muric; Vojvoda, Rrahmani, Xhemajli, Paqarada; Voca, Shala, Celina, Rashica, Zeneli; Muriqi.