Kosova dhe Anglia do të vihen sonte përballë njëra tjetrës.
Kombëtarja e Kosovës i jep fund ciklit kualifikues për Euro 2020 sonte, në qytetin e Prishtinës, kundër Anglisë, shkruan lajmi.net.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Anglisë do të luhet me fillim nga ora 18:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Gjyqtari kryesorë i këtij takimi do të jetë polaku Pawel Gil, i cili do të ketë punë jo të lehtë për 90 minuta.
Ndihmësit e tij do të jenë po ashtu nga Polonia. Konrad Sapela dhe Marcin Borkowski do të asistojnë Gil.
Gjyqtari i katërt i ndeshjes do të jetë Daniel Stefanski.
Të katër këta janë gjyqtarë me përvojë në arenën ndërkombëtare.