Kosovarja ndërron jetë rrugës për në Gjermani

Një grua me shtetësi kosovare, rreth të 60-tave, ka ndërruar jetë sot në QKUK, pasi ishte nisur me autobus për në Gjermani.

Ajo u kthye në Prishtinë, nga Peja ku kishte nisur udhëtimin, pasi në autobus kishte shfaqur shenja të problemeve shëndetësore.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

E ndjera kishte pasur probleme shëndetësore që lidheshin me tensionin e lartë. /MESAZHI/