Kosova zyrtarizon miqësoren në këtë datë dhe me këtë shtet

Federata e Futbollit të Kosovës edhe zyrtarisht ka njoftuar se kundërshtari i një miqësoreje do të jetë Letonia.

Ndeshja miqësore do të zhvillohet në stadiumin kosovar “Adem Jashari” në Mitrovicë më 13 nëntor.

Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare që Kosova do ta zhvillojë në shtëpi, pasi ndeshjet e ciklit kualifikues në Kupën e Botës, i ka luajtur në “Loro Borici” të Shkodrës.