Kosova sonte shkruan historinë

Sonte Përfaqësuesja e Kosovës në futboll shkruan historinë.

Ekipi i Albert Bunjakut, debuton në ndeshjet ndërkombëtare.

Në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusi 2018’, Kosova sfidon sonte Finlandën me fillim prej orës 20:45.

Gjatë ditës, Kosova pret nga FIFA lejen për aktivizimin e gjashtë futbollistëve.