Kosova pëson humbjen e katërt

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbjen e katërt në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “EuroBasket 2017” ndaj Sllovenisë, me rezultat 81:91.

Përfaqësuesja e Kosovës për dallim nga ndeshja e parë kundër sllovenëve, kësaj radhe pati paraqitje dukshëm më të mirë dhe pushim arriti të shkojë me epërsi prej katër pikëve 41:37. Megjithatë, në çerekun e tretë sllovenët arritën ta dëshmojnë cilësinë e tyre dhe të fillojnë shkëputjen në rezultat, për të fituar në fund pa shumë vështirësi.