Kosova pëson humbje të thellë nga Kroacia

Kosova ka pësuar humbjen e parë në eliminatoret për Botërorin “Rusia 2018”.

Përfaqësuesja kosovare pësoi 6 me 0 nga Kroacia në ndeshjen e parë si vendas të zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Mario Manxhukiq realizoi tre gola të shpejtë në pjesën e parë duke treguar superioritetin e kroatëve. Sulmuesi i Juventusit shënoi në minutat 6’, 23’ dhe 35’.

Tre golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë. Mitroviq, Perishiq dhe Kaliniq shënuan në minutat 68’, 83’ dhe 90’ për fitoren e thellë të Kroacisë.

Në xhiron e ardhshme të Grupit I, Kosova do të luajë ndaj Ukrainës. Kjo ndeshje zhvillohet të dielën.

Në ndeshjet tjera të këtij grupi, Turqia barazoi me Ukrainën, ndërsa Finlanda befasoi duke mposhtur Islandën.

SHPËRNDAJE