Kosova përmbys Bullgarinë

Kosova ka përmbysur gjithçka dhe ka realizuar fitore historike 3-2 ndaj Bullgarisë në Sofje, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Njëherish kjo ishte fitorja e parë në histori në eliminatoret e Evropianit, pas tre barazimeve radhazi.Kosova kaloi e para në epërsi, kur i zakonshmi Milot Rashica (14’) realizoi për 0-1.Në vazhdim, vendasit ishin inekzistent në fushë, ndërsa Edon Zhegrova e Bersant Celina lëshuan goditje potente por jo të mjaftueshme për gol.

Atëherë kur mendohej se pjesa e parë do përfundonte me avantazhin e tanëve, në skenë doli Igor Popov (43’) që shfrytëzoi mjaft mirë gabimin e repartit defanziv për të baraspeshuar gjithçka.Edhe pjesa e dytë nisi mire për bullgarët, kur Kristian Dimitrov (55’) përmbysi gjithçka për 2-1.

Megjithatë, Kosova u kundërpërgjigj shumë shpejtë duke barazuar gjithçka me Vedat Muriqin (64’), i cili shënoi me kokë pas krosimit të Benjamin Kolollit.Vazhdimi i ndeshje shkoi totalisht në favorin tonë, duke dominuar gjithçka, por pa arritur të shënohej ai goli i epërsisë.

Goli i shumëpritur erdhi në fundin e ndeshje, kur zëvendësuesi Elbasan Rashani realizoi me kokë për fitoren historike të Kosovës, pas asistimit të Milot Rashicës.Në anën tjetër, Çekia realizoi fitore bindëse 3-0 ndaj Malit të Zi, duke u renditur në pozitën e dytë me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Kosova një pozitë më poshtë.

SHPËRNDAJE