Kosova përballet me Rumaninë për kualifikimet e “Eurobasket 2021”

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll, të dielën më 24 shkurt 2019, do të përballët me Rumaninë  për kualifikimet e “Eurobasket 2021”.

Ndeshja do të zhvillohet në Prishtinë në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit”, dhe do të fillojë nga ora 20:30.

Grupi i tifozëve “Dardanët” ftojnë për përkrahje të madhe të Kosovës në këtë takim.

Në mesazhin e tifozërisë drejtuar masës thuhet:

“Dardanët do të jenë gjithmonë aty për të përkrahur Kosovën në të gjitha sportet dhe garat.

Ftojmë dashamirët e sportit, basketbollit dhe tifozët e Kosovës, të na bashkangjiten në përkrahje të djelmoshave tanë, te dielen me 24 shkurt, nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Forca Kosova”, përcjellë Klan Kosova.

SHPËRNDAJE