Kosova pas shumë humbjesh, arrin fitoren e shumëpritur

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore kundër Letonisë në stadiumin “Adem Jashari”.

Kosova mposhti 4 me 3 mysafirët nga Letonia në ndeshjen miqësore.

Golat për ekipin e Muharrem Sahitit i shënuan: Muriqi, Rrahmani, Rashani dhe Besar Halimi.

Kurse për mysafirët: Kluskins (2) dhe Sabala.

Kjo ishte fitorja e parë e Kosovës prej një kohe të gjatë.