Kosova mposhtet nga Izraeli

Përfaqësuesja e Kosovës u mposht në xhiron e pestë të fazës së grupeve në eliminatoret e “Euro U21”.

Djelmoshat kosovar u mposhtën 0 me 4 nga Kombëtarja e Izraelit midis “Adem Jasharit”.

Golat në këtë sfidë i shënuan: Nachmias 15’të, Weissman 44’të, Dasa 58’të dhe Hozez 90’të.

Me këtë humbje Kosova zbret në pozitën e katër me 6 pikë, kurse në ndeshjen e radhës takohet me Azerbajxhanin më 14 nëntor.