Kosova mposht Shqipërinë 3:0 (VIDEO)

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mundur atë të Shqipërisë me rezultat të thellë prej 3:0 në ndeshjen miqësore që u zhvillua sonte mes tyre në Cyrih të Zvicrës, njofton Klan Kosova.

Pjesa e parë mes dy shteteve përfundoi me rezultat 0:1, pas golit të Arbër Zenelit në minutën e 21-të.

Zeneli ishte edhe autor i golit të tjetër, gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ndërkaq rezervisti Edon Zhegrova shënoi në minutën e 67-të për ta vendosur rezultatin përfundimtar prej 3:0.