Kosova me ngritje të madhe në FIFA, tjetër rekord nga Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë katër pikë nga dy ndeshjet e muajit qershor.

Dardanët fillimisht luajtën në udhëtim te Mali i Zi ku barazuan 1-1.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes ndeshjen e dytë e zhvilluan në udhëtim te Bullgaria ku morën një fitore spektakolare 3-2.

Falë këtyre dy rezultateve pozitive Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur një tjetër rekord në ranglistën e FIFA-s.

Ekipi ynë përfaqësues është ngritur për gjashtë pozita në ranglistën e FIFA-s dhe tani ndodhet në vendin e 121-të.

Kosova tani zë pozitën e 121-të në ranglistën e FIFA-s me 1149 pikë të grumbulluara.

Për Kosovën ky është një rekord i ri, pasi asnjëherë deri më tani nuk ishte më lart në ranglistën e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.

Në anën tjetër fatkeqësisht Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie për katër pozita.

Kuqezinjtë nga pozita e 62-të që kishin muajin e kaluar tani ndodhën në pozitën e 66-të