Kosova – Malta, ky është njoftimi i fundit nga FFK-ja

Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm para ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Malëts.

Në njoftimin e FFK-së kërkohet mirëkupitimi i qytetarëve që të largohen veturat e parakura përrreth stadiumit ‘Fadil Vokrri’.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton qytetarët që i kanë të parkuara veturat përreth stadiumit “Fadil Vokrri”, që t’i largojnë ato menjëherë, Çdo veturë e mbetur do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave.

FFK-ja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e FFF-së.

Ndeshja mes Kosovës dhe Maltës fillon nga ora 20:45.