Kosova luan për histori, kërkon fitoren ndaj Azerbajxhanit në “Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës sot (e martë) zhvillon një ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj të re por shumë interesante.

‘Dardanët’ që po zhvillojnë vetëm kampanjën e dytë kualifikuese në historinë e tyre, do të kërkojnë vendin e parë në grupin 3 në Ligën e D në përballjen e xhiros së fundit ndaj Azerbajxhanit.Ndeshja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit që luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ fillon nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

Kosova me pesë ndeshje të zhvilluara numëron 11 pikë dhe renditet në vendin e parë, me dy pikë më shumë se kundërshtarët e Azerbajxhanit.Trajneri Bernard Challandes, është shprehur optimist para kësaj ndeshje, edhe pse thotë që Azerbajxhanit është favorit, shpreson te fitorja e Kosovës.

“Azerbajxhani është një skuadër shumë e organizuar. Në ndeshjen e parë në barazuam, por ata treguan formë të lartë. Ata kanë eksperiencë si në eliminatoret për evropian dhe botëror. Azerbajxhani është favorit dhe ka qenë favorit i grupit, shkaku i eksperiencës. Ne jemi ekip i ri”, ka deklaruar Challandes në konferencë për shtyp.

“Nuk e ndërroj filozofinë e lojës, kjo është loja ime, loja jonë. Futbolli nuk ka logjik ndonjëherë. Nëse ndërmarrim rrezikun dhe me qasje pozitive me 11 lojtarë kemi mundësi për fitore”.“Do ta vazhdojmë lojën tonë dhe do ta ndërmarrim rrezikun, edhe nëse humbin do ta vazhdoj jetën”.