Kosova feston Ditën e Çlirimit (Foto)

Në Prishtinë sot po festohet 20 vjetori i çlirimit të Kosovës.

Në sheshin ‘Skënderbeu’ janë mbledhur qindra qytetarë, ku do të zhvillohet një ceremoni për nder të kësaj dite, shkruan lajmi.net.

Në këtë ceremoni, do të marrin pjesë personalitete të rëndësishme nga vendi dhe bota.

Dje në Prishtinë ka arritur, ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, ish-sekretarja Medeliene Albright dhe gjenerali amerikan, Wesley Clark.

Ndërkohë, forca të shumta të policisë dhe njësia speciale po monitorojnë sheshet e kryeqytetit. /Lajmi.net/