Kosova e nis mbarë, barazon me Finlandën

Kosova ka barazuar në ndeshjen e parë historike, të vlefshme për kualifikimet e botërorit Rusi 2018.

Përfaqësuesja jonë ka bërë një ndeshje shumë të mirë, edhe pse në fund nuk arriti të marr më shumë se një pikë.

Të parët në avantazh kaluan finlandezët në minutën e 18-të, ku pas një tollovie në mbrojtje përfitoi Arajuuri.

Kosova pati edhe shumë raste të tjera, mirëpo te goli erdhi vetëm në minutën 60-të.

Bernard Berisha u pengua në zonë për të nxjerrë një penallti.

Berisha tjetër, Valoni nuk fali nga pika e bardhë për ta barazuar rezultatin.

Të gjitha ndeshjet në grupin I, aty ku është edhe Kosova mbaruan me rezultat 1-1.