Kosova e mbyll me humbje ciklin kualifikues për EuroBasket

Përfaqësuesja e Kosovës me humbje ka përmbyllur ciklin kualifikues për EuroBasket.

Në ndeshjen e fundit të grupit E, Kosova u mund nga Bullgaria në palestrën ‘Minatori’, me rezultat 62:67.

Përfaqësuesja e Bullgarisë tregoi lojë më të mirë se Kosova sidomos në çerekun e dytë, të cilin e fitoi me rezultat 22:10, ndërsa në pushimin e pjesës së parë shkoi me epërsi 42:28.

Çereku i tretë i takoi Kosovës, të cilin e fitoi 15:8, për të ngushtuar epërsinë.

Edhe çereku i katërt i takoi Kosovës, të cilin e fitoi me rezultat 19:17, gjë që nuk mjaftoi për fitoren e parë.