Kosova me dy të arta në Antalya Grand Prix, ndodh për herë të parë

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë arritur të stolisen me medalje ari në Antalya Grand Prix.

Distria Krasniqi e ka fituar ndeshjen finale me izraeliten Gili Cohen. Ajo u stolis për kategorinë nën 52 kilogram.

Krasniqi pas luftës triumfuese

Në anën tjetër edhe Nora Gjakova u tregua e fortë për kundërshtaren e saj xhudisten izraelite, Timna Nelson Levy.

Gjakova u stolisë për kategorinë nën 57 kilogram.

Gjakova në podium me medaljen e artë

Trajneri i Kosovës, Driton Kuka, iu është gëzuar fitoreve të dy xhudistëve tona.

“Momenti i fitores së Disit në Finale, e artë edhe Nora Gjakova. Hera e parë që Kosova fiton dy te arta në nivelin GranPrix të Kupave Botërore. RTK reflektoj dhe nuk gabuan që Shqiptarët kudo që janë, Live t’i shohin heronjtë tonë modern!”, ka shkruar Kuka.

Nesër paraqiten Akil Gjakova e Kushtrim Gashi në kategorinë 73 kg.