Kosova dështon të bëhet anëtare e INTERPOL-it

Shteti i Kosovës ka dështuar të bëhet pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë ndërkombëtare, Interpol.

Kosova në këtë mënyrë nuk ka arritur që të futet në mesin e 192 shteteve që janë pjesë e kësaj organizate.

Procesi i përpjekjes për anëtarësimin e Kosovës në Interpol ka qenë një proces i gjatë dhe i vështirë, duke pasur parasysh edhe përpjekjet e Serbisë për të bllokuar këtë proces.

Rikujtojmë që Kosova për anëtarësim në Interpol kishte aplikuar tre herë, fillimisht në vitin 2010, duke vazhduar me vitin 2015 dhe aplikimi i fundit në vitin 2017.