Koreja e Veriut e “inatosur” ndaj mediave amerikane

Autoritetet e Koresë së Veriut mohuan pohimet e mediave amerikane dhe porositën se nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk presin kurrfarë ndihme ekonomike në kuadër të procesit të ardhshëm të çarmatosjes bërthamore të Gadishullit Korean, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Lideri i Koresë së Veriut besnik ndaj samitit të planifikuar me Trumpin”
Shumë media amerikane, përfshirë edhe FOX News, CBS dhe CNN, bënë të ditur se Koreja e Veriut synon të pranojë të gjitha kushtet e SHBA-ve në procesin e çarmatosjes bërthamore, ndërsa si kthim presin ndihmë të madhe ekonomike.

“Mediat amerikane edhe më tej krijojnë opinionin publik në mënyrën që edhe më tej pohojnë se Koreja e Veriut ulet në karrigen e bisedimeve me shpresë se do të fitojë ndihmë ekonomike. T’i sqarojmë gjërat, SHBA-të janë ata që të parët kërkuan negociata. Lidhur me ndihmën ekonomike, Koreja e Veriut këtë nuk e pret”, porositën autoritetet koreanoveriore të transmetuar nga gazeta shtetërore “Rodong Sinmun“.

Po ashtu theksohet se deri te lëvizja e madhe në raportet e Koresë së Veriut me SHBA-të ka ardhur vetëm falë dëshirës të Phenianit zyrtar për të ndërtuar paqe dhe stabilitet në botë.