Kongresmeni amerikan në Prishtinë takohet me Thaçin e Haradinajn

Kongresmeni Edward Case ka vizituar dy krerët e shtetit, Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Me këtë të fundit kanë shkëmbyer edhe dhurata.

Case pranoi një libër për historinë e Skënderbeut për të cilin tha se ndihet mirë që do të mund ta lexojë dhe të mësojë më shumë për historinë e tij. Ndërkaq dhuratë pranoi edhe kryeministri.

Kongresmeni amerikan nga radhët e partisë demokrate i dhuroi atij një pjatë të argjend në të cilën ishte e gdhendur Capitol Hill, objekti i Kongresit Amerikan, njofton Klan Kosova.

Ed Case ishte i shoqëruar edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Asnjëri akoma nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë për media, për atë se çfarë kanë biseduar në takim.