Kongresistët amerikanë: Amerika e mbështet pa rezervë Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur një delegacion të kongresistëve nga Amerika. Pas takimit Veseli ka mbajtur një konferencë për media bashkë me kongresistët, duke i falënderuar për mbështetjen e Amerikës për Kosovës.

Veseli ka thënë se do ta vazhdojë bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Amerikës me një partneritet të përjetshëm.

“Unë jam shumë krenar dhe falënderoj kongresistët amerikanë që erdhën në Kosovë për t’i dhënë edhe një shtytje bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Amerikës. Ne jemi shumë falënderues për mbështetje historike. Ne kemi dëgjuar vetëm mesazhe të lirisë nga kongresistët amerikanë. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me Amerikën për ta zhvilluar shtetin tonë dhe demokracinë e vendit tonë, në të njëjtën kohë për të ecur në një partneritet të përjetshëm. Zoti e bekoftë Kosovën dhe SHBA-të”, ka thënë Veseli në konferencë për media