Kongo, 36 të zhdukur nga fundosja e një varke

Policia në Kongo ka njoftuar se 36 persona janë zhdukur pasi një varkë u fundos në lumin Kongo në lindje të kryeqytetit Kinshasa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia kombëtare të dielën tha se rreth 76 njerëz u shpëtuan pas aksidentit pranë lokalitetit Mambutuka, që ndodhet rreth 80 kilometra jashtë kryeqytetit Kinshasa.

Varka udhëtonte nga Balibambi në provincën Mai-Ndombe për në kryeqytet.

Shkaku i aksidentit nuk dihet. Varkat në vendin e gjerë të Kongos zakonisht janë të mbingarkuar me pasagjerë dhe ngarkesa, ndërsa manifestet zyrtare nuk i përfshijnë të gjithë ata që gjenden në bord.

Infrastruktura rrugore në vendin e gjerë të Afrikës Qendrore shpesh herë është e dobët.