Konfiskohen mbi 80 kg drogë në Suhodoll

Antidroga e Policisë së Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar 81.825 kg marihuanë në fshatin Suhodoll të Mitrovicës.

Droga ishte futur në 27 paketime dhe se e njëjta është gjetur në një shtëpi me pronar serb.

“Njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull Kosovar/Serb, në Suhodoll të Mitrovicës, kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të dyshuar të substancave narkotike të llojit marihuanë, 27-paketime, në peshë totale 81.825 kg”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Nuk është raportuar për të arrestuar.