Konfirmohet vendimi për grupin e Kumanovës

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për grupin e Kumanovës. Asnjë nga ankesat e palës mbrojtëse nuk është pranuar duke lënë në fuqi kështu vendimet e Gjykatës Themelore Shkupi 1 të datës 2 nëntor 2017. 7 nga anëtarët e grupit të armatosur janë dënuar më burgim të përjetshëm, 13 me nga 40 vjet burgim, 6 me nga 20, 1 me 18 vjet, 2 me nga 14 vjet burgim, 2 me nga 13 vjet burgim, ndërsa 4 prej tyre për shkak të mungesës së dëshmive ishin liruar nga akuza.

Shumica e dënuarave janë shtetas të Kosovës të përfshirë në ngjarjet 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në “Lagjen e trimave” në Kumanovë ku ishin vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

SHPËRNDAJE