Konfirmohet takimi Trump Erdogan ja temat e diskutimit

Presidenti amerikan Donald Trump, konfirmoi takimin me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, javën e ardhshme në Uashington.

Trump shkroi sot në Twitter se planifikon të diskutojë çështjen e Sirisë, terrorizmit dhe përfundimin e armiqësive mes Turqisë dhe milicise kurde.

Presidenca turke konfirmoi se palët zhvilluan një bisedë telefonike dhe Erdogan do të vizitojë SHBA-në.

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi një rezolutë që bëri njohjen e gjenocidit armen nga Perandoria Osmane, duke zemëruar kështu Turqinë që këmbëngul se nuk ka patur gjenocid, por konflikt të dyanshëm me viktima nga te dyja anët.