Konfirmohet kundërshtari i Joshuas për meçin e 1 qershorit

Është konfirmuar meçi i 1 qershorit për Anthony Joshua.

Kampioni i botës në peshat e rënda, më 1 qershor do të debutojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përballë Andy Ruiz Jr.

Madison Square Garden do të jetë arena e këtij organizimi spektakular, që do të nxjerrë britanikun përballë meksikanit.

Joshua datën e 1 qershorit e kishte të rezervuar për luftën me Jarrell Miller, por ky i fundit ka dështuar në testet e drogës.

Anthony Joshua ndaj Ruiz Jr do të tentojë të mbrojë titullin e botës në peshat e rënda, për t’i hapur rrugë sfidave kundër Deontay Wilder dhe Tyson Fury.

SHPËRNDAJE