Konfirmohet e ardhmja e Sandros (Foto)

Alex Sandro nuk do të largohet gjatë kësaj vere nga Juventus

Skuadra angleze Chelsea gjatë tërë verës ka tentuar transferimin e mbrojtësit të majtë brazilian, Alex Sandro.

Lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Antonio Conte, por kampionët e Italisë nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga shërbimet e brazilianit.

Ata madje kanë refuzuar edhe 70 milionë euro të skuadrës angleze.

“Alex Sandro është lojtar i Juventusit dhe do të qëndrojë me ne”, tha trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri pas humbjes 2:0 nga Tottenham.