Konferenca e Mynihut, Kurti e Rama bashkë në panel përballë Vuçiqit e Borrellit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë bashkë në panel me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, përballë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe atij të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Kështu të paktën kanë konfirmuar shërbimet e Radio Evropës së Lirë që gjenden në Mynih.

“Kryeministrat e Kosovës dhe të Shqipërisë Albin Kurti dhe Edi Rama, Presidentët e Serbisë dhe Malit të Zi, Aleksandar Vuçiq dhe Milo Djukanoviq, së bashku me të ngarkuarin e ri të BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell do të marrin pjesë në panelin e titulluar “Koordinata, Bashkëpunoni, Konsolidoni: Kalimi i Ballkanit Perëndimor përpara ”në Konferencën e Sigurisë së Mynihut”,  thuhet në raportim.

Ky do të jetë takimi i parë midis Vuçiq dhe Kurtit pasi ky i fundit u bë Kryeministër i Kosovës.

Ndërkohë, Kurti nuk ka reaguar ende për marrëveshjet e sotme të arritura në Mynih mes Kosovës dhe Serbisë, që përfshinë dakordimin për linjën hekurudhore dhe autostradat.