Komunat me më së shumti votues me kusht

Numërimi i votave me kusht po vazhdon ende në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Koordinatori i kësaj qendre ka treguar se në cilat komuna të Kosovës ka pasur më së shumti votues me kusht, më 11 qershor.

“Kemi komunat Prishtina, Podujeva, Prizreni dhe Ferizaj që kanë numrin më të madh të votuesve me kusht. Janë këto komuna të cilat kanë numrin më të madh të votave me kusht, këto e ngadalësojnë pak procesin”, ka treguar për Telegrafin, Burim Ahmetaj.

Deri më tani numërimi i votave me kusht ka përfunduar në 17 komuna, ndërkaq i tërë procesi pritet të përfundojë nesër.

“Deri tash kemi arrit te komuna e Podujevës, e cila është komuna e 18-të që janë duke u numëruar votat”, ka thënë Ahmetaj.