Komuna e Gjilanit nuk ka vendim për ndërprerjen e grevës

Komuna e Gjilanit sqaron opinionin se nuk ka vendim për ndërprerjen e grevës së mësimdhënësve. Komuna e Gjilanit përmes një njoftimi për media ka sqaruar se nuk ka vendim për ndërprerjen e grevës së mësimdhënësve, por e fton Qeverinë e Kosovës dhe SBASHK-un që urgjentisht ta gjejnë zgjidhjen me qëllimin që të fillojë mësimi, përcjell lajmi.net. “Në vazhdimësi kemi përkrahur dhe do të përkrahim kërkesat e arsyeshme të mësimdhënësve, por për hir të nxënësve, prindërve dhe fëmijëve, ftojmë Qeverinë dhe SBASHK-un që të reflektojnë në mënyrë urgjente sepse çdo orë e humbur për nxënësit është humbje e madhe,” shkruan në sqarimin e komunës së Gjilanit. /Lajmi