Kompania Rolls-Royce largon 4.600 punëtorë

Kompania Rolls-Royce planifikon të shkurtojë 4.600 vende pune në dy vitet e ardhshme në ristrukturimin e madh, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania ka njoftuar se synon të kursejë 537 milionë dollarë në dy vite për të ruajtuar rritjen e profitit.

Rolls-Royce ka tejkaluar pritshmëritë në vitin 2017, kur fitimi para tatimit u rrit në 1.5 miliard dollarë nga 1.1 miliard sa ishte një vit më herët.

Drejtori i kompanisë Warren East ka thënë se ndryshimet do të sigurojnë më shumë mjete deri në vitin 2020.

SHPËRNDAJE