Kompania që ia mori Kosovës 5 milionë euro në Arbitrazh përfiton 500 mijë euro nga falja e tatimeve

Kompania austriake OeSD, e cila vite më parë kishte fituar tenderin mbi 10 milionë eurosh për prodhimin e pasaportave të Kosovës, përpos që ka përfituar 5 milionë euro nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) me vendim të Gjykatës së Arbitrazhit në Paris, autoritetet vendore të njëjtës ia kanë falur gjysmë milioni euro tatime të papaguara.

Gjykata e Arbitrazhit në Paris në vitin 2016 ka gjetur se Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës kishte bërë shkelje ligjore për shkak të vonesave në pagesa për tenderin milionësh të pasaportave, me ç’rast ishte detyruar nga Gjykata t’ia paguajë kompanisë austriake kompensimin milionësh, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndryshe, përfaqësuesit e kompanisë austriake OeSD vite më parë kanë qenë të përfshirë në skandalin më të madh që nga paslufta në Kosovë, i cili skandal ishte zbuluar në atë kohë.