Kompania llapjane dhuron gjak për Pavarësi

Një kompani në fushën e internetit nga Llapi ka përzgjedhur një formë të veçantë për të festuar Ditën e Pavarësisë.

Punëtorët e NTP” Ardi” nga komuna e Podujevës, sot dhuruan gjak në qendrën për Transfuzion të Gjakut në këtë komunë.

Ky aktivitet u përkrah vullnetarisht nga të gjithë punëtorët e kësaj kompanie.

Pronari Ymer Kurtolli tha se këtë aktivitet e kanë ndërmarr duke ditur se në mungesë të gjakut shpesh ndodhin edhe vdekjet e pacientëve.

Edhe nga Transfuzioni i Gjakut u shprehen se aktivitetet e këtilla ua lehtësojnë situatën me furnizim të këtij produkti jetik për pacientët.

Kompania NTP “Ardi” është ndër kompanitë më të mëdha në Llap në fushën e Internetit dhe sistemit kabllor dhe njëherësh operon edhe në disa komuna të Kosovës.