Kompania e njohur po lufton për ta njohur pushimin për baballarët e rinj

Ideja e pushimit të paguar të atësisë e ka zgjuar botën, duke ndërruar fokusin nga nënat e reja që kërkojnë pushim kur lindin një fëmijë, dhe duke e vendosur fokusin tek baballarët.

Ndërsa kompanitë vendosin të ofrojnë përfitim shtesë për prindërit e rinj, një kompani po ofron një grant për baballarët që nuk kanë qasje në pushimin e paguar të atësisë.

Kompania e kozmetikës “Dove” ka krijuar një Fond për pushimin e atësisë që është një përpjekje për të mbledhur mbi 1 milion dollarë për baballarët në Amerikë gjatë dy viteve të ardhshme. Fondi do t’u sigurojë baballarëve që nuk kanë qasje në lejen e atësisë një shumë prej 5.000 dollarë grante në mënyrë që ata të mund të kalojnë kohë me fëmijët e tyre të sapolindur.

Dove thotë, “Baballarët që punojnë nuk duhet të zgjedhin mes fëmijëve të tyre dhe pagës, sepse kur marrin lejen e atësisë përfitojnë familjet, vendet e punës dhe komunitetet.” /Mesazhi/

SHPËRNDAJE