KOMF: Partitë të merren edhe me programe për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ju është adresuar kandidatëve për kryetarë të komunave, prej të cilëve kërkojmë zotimin se të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtja e tyre do të jenë pjesë e prioriteteve të axhendës qeverisëse në rast se marrin besimin e qytetarëve.

“Përfshirjen aktive të fëmijëve në çështjet që i prekin ata, duke konsideruar pikëpamjet e vetë fëmijëve në proceset vendimmarrëse komunale.

Ndarjen e buxhetit të nevojshëm  për zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve në komunën tuaj.

Zhvillimin dhe zbatimin e një strategjie gjithëpërfshirëse komunale për krijimin e komunës mike për fëmijë, të bazuar në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve.

Rritjen e cilësisë së arsimit dhe sigurimin e gjithëpërfshirjes dhe qasjes në arsim, parandalimin e braktisjes dhe parandalimin e dhunës në shkolla.

Krijimin e planeve konkrete për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore”, janë disa nga kërkesat e kësaj organizatë që u ka kërkuar partive të fusin në prigramet e tyre./Mesazhi/