Kombëtarja e Anglisë sot vjen në Kosovë

Kombëtarja e Anglisë sot (e shtunë) do të mbërrijë në Kosovë për ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2020’.

‘Tre Luanët’ do të jenë për herë të parë në Kosovë, ku do të sfidojnë vendasit në ‘Fadil Vokrri’, shkruan lajmi.net.

Anglia do të mbërrijë në aeroportin ‘Adem Jashari’ në ora 18:30, ndërsa një orë më vonë, trajneri Gareth Southgate do të mbajë konferencë për media në ‘Emerald Hotel’, aty ku edhe do të vendoset ekipi i tyre kombëtar.

Nuk ka dyshime se Anglia është kombëtarja më e madhe e futbollit që po zbarkon në Kosovë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë luhet ditën e me fillim nga ora 18:00.