Komandant Remi i ftuari i parë nga Gjykata Speciale

Rrustem Mustafa, i njohur si komandant Remi, do të jetë ndër të ftuarit e parë të Gjykatës Speciale.

 

 

Ky akt pritet të ndodhë në afat të shpejt kohor.

Remi ishte komandant në zonën e Llapit ndërsa paslufte ishte deputet nga radhët PDK-së në parlamentin e Kosovës. Në bazë të kësaj, viti 2019 po del të jetë vit i nxehtë për Kosovën.

Indeksonline ka mësuar edhe emra të tjerë të ftuar, por të cilët nuk do t’i publikoi për shkak të mosndërhyrjes në procese hetimore, deri në ftesat zyrtare që do të bëhen. /Indeksonline/