Kolonët hebrej provokojnë brenda Al Aksas

Kolonët hebrenj të shoqëruar dhe nën mbrotjen e policisë izraelite hynë në oborrin e Al-Aksas, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Menaxhmenti i Fondacioneve Islamike në Jerusalem thuhet se që nga orët e mëngjesit e deri më tani rreth 200 kolonë hebrenj kanë hyrë në oborrin e Al-Aksas dhe të njëjtit kanë kryer veprime provokuese.

Nga atje theksojnë se policia izraelite, e cila i kontrollon letërnjoftimet e atyre që vijnë në Al-Aksa për të falur namazin, ka ndaluar zyrtarin e Komisionit të Rindërtimit të Al-Aksas, Raid Zagirin.

Qeveria izraelite përkundër kundërshtimeve të menaxhmentit të Harem-i Sherifit dhe të palestinezëve, që nga viti 2003 e deri më sot po i mbyll sytë ndaj shkeljeve të grupeve të kolonëve izraelite në Al-Alsa.