Kolonë dhe pritje e gjatë për të hyrë në Kosovë nga Maqedonia Veriore

Veturat që ja kanë mërsyer Kosovës po presin me orë në tëra.

Kolonë e gjatë e veturave është krijuar në pikën kufitare të Maqedonisë së Veriut me Kosovën, raporton lajmi.net.

Veturat që ja kanë mërsyer Kosovës po presin me orë në tëra në këtë pikë kufitare pasi procedurat e kontrollimit të dokumenteve është e ngadalshme.

Kolona të gjata ka pasur kohen e fundit edhe në pikat kufitare të Kosovës, kjo u bë për shkak të ardhjes/shkuarjes së mërgimtarëve për festat e fundvitit. /