Kocijançiq: Rundi i ri i bisedimeve me 19 deri 21 mars

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të funksionalizohet sa më parë ndërsa një raund i ri bisedimesh do të mbahet nga data 19 deri në 21 mars.

Kështu ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Komisionit Europian, njofton Klan Kosova.

“Prej fillimit ne kemi qenë të qartë për të dyja palët që Asociacioni i Komunave Serbe duhet të gjejë aplikim pa vonesë. Kjo vlen edhe për të gjitha marrëveshjet e tjera që nuk janë zbatuar plotësisht, siç është ajo për energjinë”, tha Kocijançiq.

“Edhe në raundin e ri të bisedimeve do të jenë në rend të ditës marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Energjinë, urën në Mitrovicë, lirinë e lëvizjes dhe menaxhimin e integruar të kufirit”.