Kocijanciç: “Trepça” në dialog vetëm nëse merren vesh të dyja palët

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanciç ka thënë se është e domosdoshme që Beogradi dhe Prishtina të bien dakord që çështja e “Trepçës” të vihet në agjendën e dialogut në Bruksel.

“Që kjo çështje të diskutohet në Bruksel, duhet të jenë dakord të dyja palët”, ka thënë ajo për Tanjug.

Ajo theksoi se Komisioni Evropian e ka marrë parasysh se ligji për “Trepçën” është miratuar në Kuvendin e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Politikanët e Kosovës e kanë hedhur poshtë këtë mundësi të dialogimit pasi që sipas tyre kjo marrëveshje ka kaluar.

Mirëpo Beogradi është duke kërkuar që kjo çështje të bartet në nivelin e Kombeve të Bashkuara dhe të diskutohet edhe në OKB.