Koci: Ramush Haradinaj pritet të lirohet sot

Ramush Haradinaj sot do të paraqitet para zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, të Gjykatës së Apelit në Colmar.

Me këtë rast, dhoma hetuese e kësaj gjykate, do ta shqyrtojë kërkesën e Serbisë për ekstradim.

Franca është një prej shtetëve që më së shumti e ka mbështetur Kosovën në rrugën drejt lirisë, dhe i njeh shumë mirë rrethanat gjatē dhe pas luftës në Kosovē.

Prandaj, kërkesa për ekstradim do të refuzohet dhe z. Haradinaj pritet të lirohet gjatë ditës së sotme.

Kështu ka shkruar më herët në llogarinë e tij në Facebook, avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci.