Koci: Haradinaj të enjten mund të lirohet me kusht

Të enjten e kësaj jave, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pritet të dalë përsëri para trupit gjykues në Francë.

Këtë gjë e ka konfirmuar për Indeksonline, edhe avokati i Haradinajt në Kosovë, Arianit Koci, i cili ka theksuar se të enjten mbahet kjo seancë që besohet mbahet për lirimin me kusht të Haradinajt.

“Seanca për lirim me kusht mbahet te enjten”, ka thënë shkurt Koci.

Duhet përkujtuar që Gjykata e Apelit e la në paraburgim Haradinajn, të ënjtën që shkoi, teksa ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj është arrestuar të mërkurën e kaluar me një urdhërarrest të lëshuar nga Serbia, vite më parë, për gjoja krime lufte ndaj serbëve të uniformuar, por edhe civilë që gjendeshin në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.