Klubi i Vala Superligës “ngrin” numrin 9 për Vokrrin

Llapi ka vendosur që fanellën me numrin 9-të ta pensionojë përgjithmonë.
Numër ky që është bartur nga Fadil Vokrri në të gjithë karrierën e tij.

Këtë vendim e ka marr klubi sot.

Vendim

FC Llapi merr vendim emocional por të përjetshëm dhe krenar në shenjë kontributi për Futbollin Shqiptar dhe për FC Llapi-n si klubi i parë i Fadilit

Kemi vendosur për realizimin e Muzeut kushtuar Legjendës së Futbollit Shqiptar të të gjitha kohërave, FADIL VOKRRI.

Poashtu FC Llapi tërheq fanelën me numër 9 numri i CIRES tonë kështu e thërrisnin e gjithë Podujeva, numër ky që sezonin e fundit e barti Gentrit Begolli.

(Bashkangjitur gjeni Fotografinë e Legjendës në zhveshtoren e FC Llapi-t).