Klubet spanjolle kanë shitur lojtarë në vlerë prej 653 milionë euro

Spanjollët kanë shitur në këtë afat kalimtar 653 milionë euro duke u bërë kampionati me më shumë shitje.

Duke i llogaritur blerjet dhe shitjet, La Liga është në plus prej 285 milionë euro.

Shirët që e kanë rritur numrin e të ardhurave janë Neymar, Alvaro Morata dhe Danilo.

Kampionati i dytë për shitje është Liga Premier me 581 milionë euro, e përcjellë nga Serie A.

Liga Premier është kampionati me më shumë humbje duke llogaritur blerjet dhe shitjet, anglezët kanë harxhuar 542 milionë euro.