Klopp me fjalë të mëdha për Shaqirin: Ai është një lojtar special

Jurgen Klopp ka thënë fjalë të mëdha për Xherdan Shaqirin.

Sulmuesi shqiptar nuk po luan rregullisht te Liverpooli, por trajneri gjerman e vlerëson punën e tij në skuadër.

Klopp deklaroi se Shaqiri është një lojtar me një fizik të jashtëzakonshëm, derisa bëri të ditur se do të mungojë në përballjen në FA Cup ndaj Shrewsburyt.

“Deri më tani, lëndimi kurrë nuk ka qenë i madh, por ishte i mjaftueshëm për ta lënë atë jashtë” ka thënë ai kur është pyetur për lojtarin nga Zhegra e Gjilanit.

“Mund të imagjinoj se ajo është frustruese, është frustruese për të dhe jo mirë për ne.”

Klopp zbulon se përse nuk po e lejon Shaqirin të largohet në këtë afat: Kam biseduar me të sy më sy, ai e di situatën

“Ai është lojtar special, në reparte të ndryshme. Fiziku i tij është ndryshe prej të tjerëve që kam parë, muskujt e tij janë të pabesueshëm”, ka shtuar më tej Klopp.

Shaqiri thuhet se me shuam gjasë do të largohet nga Anfield në këtë verë për një shumë rreth 30 milionë, gjersa për të interesim qysh në këtë afat kanë shprehur Roma e Sevilla.